Berisha: Historia 12 do te ndryshoje


Historia e Shqiperise duhet te rishkruhet, por kjo duhet te behet me objektivitet dhe ndershmeri. Ky ishte rekomandimi qe dha pasditen e djeshme kryeministri Berisha, ne pergjigje te debateve per tekstin e se Shqiperise se klases se 12-te. Teksa eshte shprehur se per shkak te vizites ne SHBA, kryeministri deklaroi se Ministria e Arsimit do te rishikonte tekstin e shumedebatuar. Referuar debateve per kete ceshtje, Berisha theksoi se historia e nje vendi nuk mund te shkruhej bardh e zi dhe per kete arsye, ndonese problemeve qe pati qeverisja socialiste deri ne 2005, nuk duhej mohuar fakti se gjate kesaj qeverisja u bene shume hapa per integrimin.

"Nuk e kam lexuar, por nga ato qe kam ndjekur nga mediat, ajo ka paraqitur regjimin kleptokratik qe ne e permbysem ne 2005, teresisht ne klishene e vjeter. Por eshte e papranueshme qe te mohohet fakti se negociatat per MSA-ne, u hapen ne vitin 2002, gjate qeverisjes socialiste. Nuk mund te mohosh Karten e Adriatikut 3, pasi ne histori nuk ecet bardh e z", deklaroi kryeministri. Sipas tij, ministria e Arsimit do ta shqyrtoje ceshtjen, pavaresisht nga notat politizuese qe jane shprehje edhe keto te nje primitivizmi. "Ministria e Arsimit do ta shqyrtoje ceshtjen, sepse nuk mund te them pavaresisht nga notat politizuese, qe jane shprehje edhe keto te nje primitivizmi, ose te nje stadi te prapambetur, nuk ka vend per ndryshime. Sepse, akoma sot pas 20 vitesh ne mendjet e ketyre njerezve funksionon mendja e Enver Hoxhes, pasi edhe diellin, edhe henen, edhe shiun e termetin edhe cdo gje e lidhin me 1-shin. Keta harrojne qe jane ne demokraci.

Nuk jane cliruar akoma. Une do te punoj qe te clirohen , por ky eshte nje proces. Sidoqofte qendrimi im eshte i prere, qe historia do te rishqyrtohet dhe do te rishkruhet", deklaroi Berisha. Por per Berishes, ishte absurde qe historia e Shqiperise te korrigjohej nga "cunat e bllokut", duke nenkuptuar ketu kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. "Ne kurre nuk mund t'i paraqesim shqiptareve nje histori tjeter, pervecse ate me te verteta.

Te mendosh se cunat e bllokut, cuni i Kristaqit dhe Xhelilit do te mbrojne historine, mjere historia pastaj ku mbeti", ironizoi Berisha. Ne menyre te prere kryeministri theksoi se si nuk punonte per historine, por per nje te ardhme sa me te mire te vendit. Gjate konferences se tij per shtyp, kryeministri Berisha foli edhe viziten e tij ne Nju J ork, duke theksuar se ne qender te saj ishte lobimi per pavaresine e Kosoves, integrimi i Shqiperise dhe thithja e investimeve te huaja. Berisha tha se ai kishte marre shpresa shume pozitive per plotesimin e secilit nga keto objektiva.

Privacy --- Terms & Conditions --- Contact us

Official Sponsors

Official Sponsors