Shqiptarja që u kualifikua si një ndër finalistet e mëdha të Top Model të Britanisë së Madhe 2009


Sapo ka mbaruar edhe për këtë vit konkursi prestigjoz i modës Top Model i Britanisë së Madhe 2009 që aplikimet për tu regjistruar në këtë konkurs kishin filluar që prej Shtatorit. Agjensia e famshme Londineze e modelimit, Impact, kishte deklaruar në Dhjetor kur aplikimet u mbyllën, se ato kishin arritur në qindra dhe se audicionet priteshin të ishin të shumta për të përzgjedhur një elitë vajzash nga të gjitha vëndet e Britanisë (Anglia, Skocia, Wales dhe Irlanda e Veriut) për të marrë pjesë në Prill kur konkursi do të përfundonte.

Si një ndër 70 kandidatet elite u përzgjodh edhe modelja Shqiptare që studion në Britani, Rudina Suti, për të qënë në finalen ku do të transmetohej nga BBC-ja dhe nga Fashion TV.

Rudina Suti, të cilën e njohim si Miss Shqiptarja në Britani 2008 edhe si përfaqësuesen e Shqipërisë në Miss Toka 2008; arriti të jet Shqiptarja e parë që u kualifikua si një ndër 30 TOP finalistet në natën finale edhe pse ajo tha se nuk e priste diçka të tillë meqënse ajo ishte e vetmja jo Britanike në këtë konkurs.

Ajo shtoi gjithashtu se fitoren nuk do e merrte dot deri sa ajo jeton vetëm 5 vite në Britani dhe sepse ajo nuk përfaqëson aspak bukurinë Britanike. Por drejtori i agjensisë së modelimit Impact, tha se “Ishte një kënaqësi e madhe të kishim edhe një të huaj në konkursin e 2009-ës e cila mbante një imazh eksotik të bukurisë Mesdhetare. Besoj se juria e kishte shumë të vështirë të zgjidhte një vajzë për fituesen e konkursit 2009 dhe për këtë ne si agjensi do të kontaktojmë për bashkpunime të mëtjshme me finalistet që ato të marrin pjesë në London fashion week apo edhe sfilata të tjera, pasi kemi mbetur shumë të kënaqur me finalistet e konkursit të sivjetshëm” shtoi ai.

Në këtë mbrëmje show siç mund të shikoni dhe tek foto-ja lartë, u ndodhën edhe koleget e Rudinës, Misset e kaluara në Britani. Miss Shqiptarja 2006 Blerta Halili nga Tirana (majtas) dhe ajo e 2007-ës Shpresa Vitia nga Prishtina (djathtas).

Ato kishin shkuar për të përkrahur bashkëatdhetaren dhe kolegen e tyre në këtë konkurs. Ato u shprehën se u ndien shumë krenare që nje Shqiptare arriti te kualifikohej si një ndër top finalistet e ketij konkursi. ‘Rudina ishte tepër profesioniste në sfilate dhe na bëri te gjithve krenarë’ shtuan ato.

Dhe si mos të ket qënë ashtu? Te dallohesh në një konkurs të këtij lloji në një shtet të madh si Britania ndërkohë kur nuk je vet Britanike, nuk është një gjë e vogël për të bërë çdo bashkëatdhetarë krenar….(Revista Shqiptare)

0 comments:

Post a Comment

Privacy Terms & Conditions Contact us

Official Sponsors

Official Sponsors