KUSH DO TË PREKET nË RASTET E MARRJES SË SHTETËSISË BRITAnIKE?
Përgjigjet avokati shqiptar
Naim Hasani
Siç edhe raportuam numrin e shkuar të “The Albanian”, Home Office ka nisur dërgimin e njoftimeve për heqjen e nënshtetësisë britanike atyre shqiptarëve, për të cilët ka prova të mjaftueshme e kanë përfituar atë përmes mashtrimit.
Natyrshëm lind pyetja se cila është prova më e fortë që Home Office disponon në të tilla raste?
Të gjithë përfaqësuesit ligjor të çështjeve të emigracionit janë të një mëndje. Certifikata shqiptare e lindjes, që është dërguar në Ambasadën Britanike në Tiranë në rastet e bashkimit të familjes apo sponsorizuesit të vizës për familjarët, është prova më e fortë për Home Office. Nisja e hetimit të atyre rasteve kur nënshtetësia është marrë përmes mashtrimit ka dy vite që ka nisur nga një grup i veçantë që njihet si “Depravation Unit”.
Sipas avokatit Naim Hasani politika e Home Office, e cila është publikuar me 27 Shkurt 2009, e bën të qarte se kush do të preket në rastet e marrjes së shtetësisë Britanike nëpërmjet mashtrimit.
Avokati Hasni thekson se personat që preken më shumë nga ligji i ri për heqjen e shtetësisë Britanike, janë ata që kanë fituar Statusin e refugjatit në bazë të Konventës së Kombeve të bashkuara për refugjatët. Për shqiptarët kjo ka ndodhur gjatë vitit 1999 si rezultat i luftës në Kosovë. Por cilët janë ato kategori personash që pavarësisht nga përfitimi nënshtetësisë me mashtrim nuk i hiqet e drejta e qytetarisë? Avokat Naim Hasani jep këtë përgjigje.
“Të gjithë ata persona që e kanë fituar “Indefinite Leave e to Remain” nëpërmjet aminestisë për familjet edhe se mund të kenë mashtruar, shtetësia nuk ka qenë kusht për dhënien e letrave. Nuk ka pasur ndonjë rëndësi se kanë qenë nga Shqipëria apo nga Kosova apo nga ndonjë vend tjetër sepse aminestia ka qenë për të gjitha nacionalitetet. Kështu që këta persona automatikisht përjashtohen nga ligji për heqjen e shtetësisë edhe pse kane mashtruar se janë nga Kosova. Pra e thënë më thjesht, në asnjë mënyrë nuk do tu hiqet shtetësia Britanike.
Po ashtu ata persona që me të vërtetë kanë qenë nën moshën 18 vjeçare kur kanë marrë lejen e qëndrimit përgjithmonë ILR dhe tani janë shtetas Britanikë, edhe pse mund të kenë mashtruar nuk ju hiqet shtetësia Britanike. Përjashtim tjetër nga ligji për heqjen e shtetësisë Britanike janë të gjithë ata persona që kanë mbushur 14 vjeç që nga dita që kanë ardhur në Britani. Edhe në këtë rast pavarësisht mashtrimit nuk u hiqet shtetësia. Dua të theksoj se pavaresisht se prindërve mund tu hiqet shtetësia, fëmijët e tyre nuk kane bërë asnjë lloj krimi dhe ngaqë kanë qenë nën moshën 18 vjeç në kohën kur i kanë marre ILR, asnjë vendim nuk do të merret për heqjen e shtetësisë. Nuk ka rëndësi nëse personi që ka m a s h t r u a r është beqar apo i martuar, ligji është i barabartë për të gjithë”.
Sikurse “The Albania” njoftonte numrin e shkuar certifikatat familjare po i shërbejnë Home Office si provë në heqjen e nënshtetësisë pasi certifikata është një dokument zyrtar lëshuar nga autoritetet shqiptare” Rreth këtij fakti Hasani thotë se heqja e shtetësisë mund të aplikohet vetëm në ato raste kur Home Office ka siguruar prova të sigurta, se personi në fjalë ka mashtruar me nacionalitetin e tij, kur ka aplikuar për shtetësinë Britanike. P r o v ë bindëse është certifikata e lindjes që mund të jetë dorëzuar në Ambasadën Britanike në Tiranë. Përndryshe i takon Home Office për të vërtetuar se një person ka praktikuar mashtrim në marrjen e shtetësisë Britanike.
“Si avokat është e vështirë për mua dhe jashtë etikës profesionale që t’i këshilloj se si të fshihen ata që kanë mashtruar kur kanë marrë shtetësinë Britanike. Ky është një vendim personal për ata persona që e kanë bërë një veprim të tillë. Unë nuk e di se kush ka mashtruar e kush nuk ka mashtruar për vendin e lindjes kur kanë marrë shtetësinë Britanike. Është detyre e Home Office për të provuar një gjë të tillë. Unë si avokat do të përdor çdo hapësirë që më lejon ligji për të mbrojtur personat që Home Office ka marrë vendim për t’ju hequr shtetësinë. Gjithsesi çdo rast ka specifikat e tij të veçanta dhe çdo apelim i mundshëm do te jetë i bazuar në legjislacionin në fuqi dhe Konventen Eurojane për të drejtat e njeriut” u shpreh ai. (nGA MUHAMED VELIU - AlbanianContacts.com)
ÇERTIFIKATA SHQIPTARE PROVA E HOME OFFICE NË HEQJEN E NËNSHTETËSISË
Labels: Lajme
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


0 comments:
Post a Comment